Projekti

ProjektiEU-HCWM (BE – MMSH) është një projekt 3- vjeçar, i cili ka filluar në janar 2014 dhe përfundon në dhjetor 2016. Gjatë kësaj kohe, projekti ka për qëllim të arrijë 5 rezultate kryesore, të cilat do të kontribuojnë në zhvillimin e një pakete trajnimi për menaxhimin e mbetjeve shëndetësore, të përshtatshme për përdorim në të gjithë vendet e BE-së.

Rezultatet kryesore nga aktivitetet e projektit janë:

  • Vlerësimi i gjendjes aktuale në lidhje me Programet  e Trajnimit Profesional ekzistuese në të gjithë vendet e BE-së, të përfaqësuar nga vendet partnere.
  • Zhvillimi i një programi të trajnimit profesional të standardizuar në nivel BE për punonjësit e shëndetësisë.
  • Hartimi i materialeve mbështetëse  për programin e trajnimit.
  • Zhvillimi i një platformë të edukimit në distancë për të ofruar programin e trajnimit. Themelimi i një rrjeti të gjerë profesionistësh të mbetjeve dhe  mbetjeve  shëndetësore.

Për të arritur rezultatet e projektit, aktivitetet janë ndarë në paketa pune.Paketat janë organizuar sipas aktiviteteve të mëposhtme në mënyrë të tillë që të mbështesin objektivat dhe qëllimin kryesor të projektit:

PP 1: Menaxhimi i Projektit

PP 2: Menaxhimi i cilësisë - Sigurimi i funksionimit të duhur dhe cilësor të projektit në lidhje me objektivat dhe rezultatet e pritshme do të arrihet nëpërmjet zhvillimit të një Plani të Cilësisë dhe monitorimeve të vazhdueshme gjatë kohëzgjatjes së projektit.  Pjesë e raportit përfundimtar të projektit do të jetë edhe një raport i cilësisë. Do të përcaktohet një grup i treguesve të matshëm dhe do të vendosen vlerat e synuara përkatëse me qëllim arritjen në kohë dhe në mënyrë efektive të rezultateve të projektit.

PP 3: Zhvillimi dhe zbatimi i strategjisë  së vlerësimit  - Kjo paketë do të përfshijë zhvillimin e mjeteve që do të përdoren për  vlerësimin dhe analizën e Standardeve ekzistuese Kombëtare të Punësimit (SKP)për Menaxhimin e Mbetjeve  Shëndetësore, Trajnimeve /Kualifikimeve Profesionale dhe aftësive të menaxherëve ekzistues të mbetjeve shëndetësore. Secili partner do të jetë përgjegjës për krijimin e një rrjeti profesionistësh vend, i cili do të shërbejë për të testuar rezultatet e projektit dhe një mekanizmi të shpërndarjes së rezultateve të pranuara si përfundimtare të projektit  dhe për zbatimin e planit të veprimit. Partnerët do të jenë përgjegjës për përgatitjen e pjesës përkatëse të raportit të vlerësimit.

PP 4: Zhvillimi i SKP për Menaxhimin e Mbetjeve  Shëndetësore Partneri 1 do të përpilojë një raport analize krahasuese bazuar në rezultatet e PP3. Duke përdorur raportet krahasuese si udhëzim do të zhvillohet një draft i Standardeve Kombëtare të Punësimit për postin e menaxherit të mbetjeve shëndetësore brenda institucionit të kujdesit shëndetësor. Drafti do të qarkullojë te partnerët për komente dhe sugjerime.  Në përfundim të këtij procesi një draft përfundimtar do të qarkullojë te partnerët të cilët do ta ndajnë me palët e interesuara anëtarë të rrjeteve përkatëse.

PP 5: Zhvillimi i Programit të Trajnimit dhe Edukimit  Profesional - Secilit partner do t’i jepet një modul për tu përfunduar kontekstin e TEP vendas dhe i përshtatur me kompetencat dhe aftësitë ekzistuese të vendit partner. Në përfundim të këtij procesi një draft përfundimtar i PTEP do të qarkullojë tek partnerët dhe ata do ta shpërndajnë për komente te palët e interesuara në rrjetet përkatëse.

PP 6: Vlerësimi: Çdo partner do të jetë përgjegjës për vlerësimin e brendshëm dhe të jashtëm të SKP dhe paketës trajnuese përkatëse.

PP 7: Zhvillimi i një platforme e-learning - Partneri 1 do të organizojë zhvillimin e një platforme e-learning për Kualifikimin e Menaxherëve të Mbetjeve Shëndetësor  (bazuar në SKP) përmes konsulentit të tyre së Teknologjisë së Informacionit.

PP 8: Përhapja e Rezultateve të Projektit Krijimi i faqes së internetit të projektit, forumit, blogut  dhe rrjeteve sociale në fazën e parë të projektit; organizimi  i seminareve, prodhimi dhe shpërndarja e broshurave, botimi i artikujve, buletineve,  pjesëmarrje në aktivitete).

PP 9: Zhvillimi i Planit të Veprimit të Shfrytëzimit të Rezultateve të Projektit - Përgatitja e Manualit të Komunikimit  dhe Përhapjes së projektit.

PP 10: Planifikimi i zbatimit, zgjerimi dhe zhvillimi i rrjetit - Përgatitja dhe realizimi i planit të zbatimitt. Ky plan do të përfshijë sinergjinë e propozuar midis të gjitha shteteve anëtare të BE-së, për të përmirësuar nivelin e standardizimit midis të gjitha shteteve anëtare e drejtim të arsimit dhe trajnimit profesional nëpërmjet përdorimit të një kuadri të përbashkët Standardesh Kombëtare të Punësimit. Rrjeti i BE-së do të zgjerohet më tej këtë fazë.

This project has been funded with support from the European Commission. This website reflects the views only of the author, and the Commission cannot be held responsible for any use which may be made of the information contained therein.